Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 437 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 25.085 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3.370 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë 187.327 të infektuar në total.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 2.943 persona, duke e çuar numrin në total në 54.543 të shëruar.