Maska e vdekjes së artistit Aleksandër Moisiu, një tufë flokësh të tij, por edhe fjalët e fundit të shkruara nga dora e gjeniut të skenës pak përpara sesa të largohej nga kjo jetë ishin ekspozuar në hollin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të këtij institucioni të arsimit të lartë.

44 foto dhe dokumente të rralla e të panjohura më parë u bënë pjesë e ekspozitës “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”, të sjella në Durrës nga studiuesi Pjetër Logoreci, pas një pune kërkimore 7-vjeçare në arkivat e Vjenës.

Në një prononcim për “DurrësLajm” studiuesi rrëfen pse zgjodhi t’ia dhurojë UAMD-së këto foto e dokumente të rralla, që zbulojnë shumëçka nga të gjithë periudhat jetësore të Aleksandër Moisiut.

M.B.