30 korrik 2015 – Dënohen me 44 vite burg në total 5 shqiptarë dhe një grek, anëtarë të një bande që shpërndanin drogë të klasit A, kokainë.
Personat e dënuar janë:
• Nexhip Shehi, 27 vjeç, 12 vite burg
• Bib Gjegjaj, 27 vjeç, 4 vite e 6 muaj burg
• Dorjan Ramaj, 24 vjeç, 3 vite e 9 muaj burg
• Rezart Lepuri, 42 vjeç, 4 vite burg
• Vladamir Palushi, 26 vjeç, 11 vite burg
• Athanasios Anastopoulos, 28 vjeç, 9 vite burg
Gjashtë të dënuarit u kapën më 12 mars të këtij viti, teksa policia britanike bllokoi 33 kilogramë kokainë me vlerë 6.3 milionë paund.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/