Një 44-vjeçar është larguar nga banesa dhe bashkëshortja e tij ka bërë denoncimin përkatës në polici.

Policia e Durrësit njofton se një ditë më parë, në komisariatin e policisë është paraqitur shtetasja E. Ç., cila ka deklaruar para efektivëve se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. Ç.

Mësohet se 44-vjeçari ka humbur kontaktet me familjarët, ndërkohë që policia ka nisur punën për gjetjen e tij.