Rreth 45 çanta që përmbanin mbetje njerëzore u gjetën në një luginë në shtetin meksikan perëndimor të Jalisco, gjatë një kërkimi për të gjetur shtatë të rinj dhe gra pasi u zhdukën rreth 10 ditë më parë, thanë autoritetet.

“Dyzet e pesë çanta me mbetje njerëzore, i përkisnin burrave dhe grave,” tha zyra e prokurorit të shtetit në një deklaratë për shtyp.

Ata u gjetën të martën, 40 metra në komunitetin Sapopan, një periferi në Guadalajara, kryeqyteti i shtetit Jalisco.

Autoritetet po kërkonin dy gra dhe pesë burra, të gjithë rreth të tridhjetave, që rezultonin të zhdukur nga 20 maji.

Deklaratat e zhdukjes janë bërë në data të ndryshme, por autoritetet gjatë rrugës kuptuan se të gjithë personat e zhdukur punonin në të njëjtin call center.

Vendndodhja ku punonin të zhdukurit është jo shumë larg zonës ku u gjetën mbetjet njerëzore.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, call center ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme. Por, kjo çështje është hedhur poshtë nga familjarët e personave të zhdukur, të cilët akuzojnë autoritetet se po përpiqen të krijojnë përshtypjen se viktimat ishin kriminelë.

Vitet e fundit, mbetje njerëzore janë gjetur në çanta ose varre masive sekrete në zona të ndryshme të shtetit të Jalisco.

Në vitin 2021, rreth 70 çanta që përmbanin eshtrat e njëmbëdhjetë njerëzve u gjetën në Tonala, afër Guadalajara.

Meksika ka parë më shumë se 340,000 vrasje dhe rreth 100,000 “zhdukje “, shumica e të cilave, sipas autoriteteve i atribuojnë bandave. E ashtuquajtura “luftë” kundër drogës, nisi në dhjetor 2006.