Numri i votuesve britanikë, që mendojnë se “Brexit” ishte një gabim, e kapërcen sot atë të personave që këmbëngulin në të kundërtën.
Një sondazh i “Times” tregon se, 45 për qind e britanikëve e konsiderojnë largimin e vendit nga Bashkimi Europian si një zgjedhje të gabuar, 43% thonë se ishte i drejtë, ndërsa 12% u përgjigjen me “nuk e di”.
Kjo është hera e parë që rezultojnë më të shumtë britanikët, të cilët mendojnë se përfundimi i referendumit të 23 qershorit 2016 duhej të kishte qenë krejt tjetër, në një kohë kur çështja e “Brexit”-it vazhdon ta përçajë thellësisht vendin.
Parlamenti britanik votoi ditë më parë me shumicë dërrmuese për të mbështetur kryeministren Theresa May, e cila kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 qershor, 3 vite para afatit.
May e bëri këtë kërkesë me shpresën që të zbusë disi shkëputjen nga Bashkimi Europian.
45% e britanikëve mendojnë se “Brexit” ishte gabim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Turi me bazën demokrate, Salianji njofton takimin e radhës në Berat: Të ndajmë ide dhe vizionin për ta bërë PD fituese
“Dënimi 45 vite, varrosje për së gjalli”, Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!
Përse Angelina Jolie po përgatitet të largohet nga SHBA me fëmijët e saj binjakë?
“Shkarkojë menjëherë Lubinë”/ Berisha tregon mesazhin që Brukseli i dha Ramës: Nuk tolerojmë asnjë ndërhyrje në drejtësi!





