Nëntë shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani, janë dënuar me 45 vite burg në total nga një gjykatë në Sussex.

Ata u arrestuan gjatë operacioneve policore në Brighton dhe Hove Qershorin e shkuar, pasi u kapën me kokainë e makina, që kapnin vlerën mijëra paund.

Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema (ne foton poshte). Ai u ndalua teksa lëvizte më makinën e tij, një BMW në Brighton, ku iu gjet kokainë.

Tetë prej nëntë të arrestuarve, të gjithë shqiptarë, sipas BBC kishin hyrë ilegalisht në Britani.

Shqiptarët e dënuar janë:

Mevlan Dema 32 – vjeç u dënua me 13 vite burg.

Gledis Osmani, 21 – vjeç, u dënua me 8 vite.

Klinton Dani, 23 – vjeç, u dënua me 3 vite e gjysmë burg.

Ndriçim Xhepa, 28 – vjeç u dënua gjithashtu me 3 vite e gjysmë burg.

Leonard Dema, 35 – vjeç u burgos me 3 vjet.

Ramazan Capa 21 – vjeç, Genti Capa 27 – vjeç, Kadri Dema 24 – vjeç dhe Izmir Dema 25 – vjeç, u dënuar me nga 3 vite e gjysmë burg secili.