Një 45-vjeçar është gjetur i vdekur në doganën e Vorës pasditen e sotme. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima ndodhej brenda kamionit që drejtohej prej tij. Policia dyshon se kjo vdekje ka ardhur prej një ataku kardiak.

“Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.