Një 45-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka goditur me mjete të forta dhe ka marrë peng një 50-vjeçar nga Sukthi.

Policia e Durrësit bën të ditur se konflikti mes dy shtetasve ka nisur për motive pronësie.

Mësohet se 45-vjeçari I.S. ka goditur në Bisht-Pallë me sende të forta dhe më pas i ka hequr lirinë shtetasi L.I.

Ky i fundit ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që blutë e qytetit bregdetar po punojnë për kapjen e 45-vjeçarit.

Shtetasi I.S. akuzohet për dy vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.