Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjuetisë, ka qëlluar me armën e gjahut të cilën e mbante në përdorim pa lejen e organeve kompetente dhe për pasojë ka plagosur e dëmtuar lehtë në fytyrë, hallën e tij, shtetasen Z.M.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar shtetasin me iniciale J.XH., 45 vjeç, banues në Pandalejmon, Finiq.
Policia i ka vënë prangat dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut. Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.





