TIRANE, 18 shkurt 2013– Përdorimi i viagrës për të përmirësuar performancën seksuale duket se i ka kushtuar jetën një 45 vjeçari nga Rubiku. Policia e Tiranës bën të ditur se është gjetur i vdekur në motelin e Qytetit Studenti” shtetasi Gjet Gjikolaj, nga Rubiku. Mësohet se ai kishte shkuar në motelin e qytetit të nxënësve në Tiranë, për të kaluar disa orë me të dashurën, pa e ditur se dëshira e madhe do t’i shkaktonte vdekjen.
Gjikolaj ka marrë viagra dhe pikërisht efekti i tyre nuk e ka lejuar as të ngjitet deri tek krevati, i cili është gjetur i paprekur nga çifti.
Viktima është gjetur nga pastruesja në dyshemenë e dhomës së motelit vetëm me të mbathura, ndërsa e dashura ishte larguar më herët.
Sipas policisë, nga veprimet paraprake hetimore të mjekësisë ligjore, vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të simulantëve prej Gjikolajt.





