Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetit të Belshit.
Policia sqaron se shtetasi Besnik Shehu, banues në fshatin Seferan, duke drejtuar motoçikletën tip "Vinxiang", ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin mbrojtës të saj. Si pasojë, 45-vjeçari për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





