SERBI– Një person i pastrehë ka nisur që të flejë me të vdekurit, pasi u vendos në një varrezë.

Serbi Bratislav Sojanoviç, 43 vjeç, jeton në varrezë në Nish.

Ish- punëtori i ndërtimit thotë se ndjehet si në shtëpi.

“Është i thatë dhe është i ngrohtë. Kam disa llampa dhe gjërat e mia personale. Nuk është pallat, por është më mirë se në rrugë”.

Sojanoviç, që nuk ka pasur kurrë një punë të rregullt, humbi shtëpinë e tij në qytet për shkak të borxheve.

Ai thotë se të jetosh me të vdekurit nuk është aq e frikshme.

“Në fillim kisha frikë, por jam mësuar. Tani kam më shumë frikë nga të gjallët se nga të vdekurit”.

“Njerëzit tregohen të mirë me mua. Më sjellin ushqim ose rroba”.

“Ndonjëherë e marr ushqimin nga kazanët e plehrave dhe është shumë i mirë. Habitem se çfarë hedhin njerëzit.

Nuk kam frikë që të fle me të vdekurit. Më shumë më frikëson uria”.

“Nëse vdes, të paktën jam në vendin e duhur”.