Një tentativë vrasjeje dhe më pas një vetëvrasje kanë shokuar Italinë ditën e sotme.

Një 45-vjeçar nga Milano ka qëlluar në mes të Torinos një striptiste dhe më pas ka vrarë veten, raporton Il Messaggero.

Fatmirësisht, 31-vjeçarja nga Hungaria ka marrë një plagë të lehtë në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 45-vjeçari kishte rënë në dashuri me striptisten dhe pas një zënke në makinë ka qëlluar ndaj saj e më pas ka vrarë veten.

Në makinë është gjetur edhe një çantë Louis Vouitton, që dyshohet se ishte dhuratë e burrit për gruan që dashuronte.