14 Tetor 2014 – Një 45 vjecar shqiptar prej vitesh banor me leje të rregullt qëndrimi në Linz të Austrisë u ekzekutua rreth orës 2 të mëngjezit të 13 tetorit 2014. Ai u qëllua në kokë me pistoletë kalibër 7,65, përballë Diskotekës “No Limit”, në periferi të Linzit.

Kur erdhi ambulance e ndihmës së shpejtë, viktima kishte ndërruar jetë në korsinë e autobuzëve, që kalon afër diskotekës. Policia federale austriake shumë shpejt arriti të identifikojë vrasësit e shqiptarit dhe i shpalli menjëherë në kërkim ata. Policia, ndërsa ka bërë publike emrat dhe foto e vrasësve, nuk ka bërë publike emrin e shqiptarit të vrarë si edhe motivet e mundshme të këtij krimi.

Vrasësit janë ceceni 23 vjecar Ahmed Dashajev, i cili është azilant politik në Austri dhe kampion lokal në sportin e kick-boxing-ut dhe boshnjaku 27 vjecar Elvedin Rekic. Polica austriake po vazhdon intensivisht kërkimet për arrestimin e dy vrasësve.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/