Një 45-vjeçare në Berat i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Policia bën me dije se dyshohet që 45-vjeçarja vuante nga depresioni dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, ajo ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.