SERBI, 29 mars 2013 – Gjykata e krimeve të luftës në Bosnje ka dënuar një ish pjestar të forcave paraushtarake të serbëve të Bosnjes me 45 vjet burg, ndëshkimi maksimal që mund të jepet për krimet e luftës, të kryera gjatë viteve 1992 – 1995 në luftën e Bosnjes si dhe dënimi më i gjatë me burg që është dhënë ndonjëherë nga kjo gjykatë.
Vaselin Vlahoviç, malazes me pseudonimin “Batko”, u shpall fajtor për vrasjen e 31 njerëzve, përdhunimin e të paktën 13 grave si dhe torturimin dhe rrëmbimin e dhjetra të tjerëve në Grabvica dhe Vrac, zona të pushtuara nga serbët në Sarajevo në vitin 1992. Ai njihej si “Monstra i Grabvicës” dhe ishte komandant i njësisë serbe "Engjëjt e bardhë".
Vlahovic arriti të arratisej nga qendra e paraburgimit në Mal të Zi në vitin 2001, por u arrestua në Spanjë në vitin 2010 dhe u ekstradua në Bosnje.





