Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.470 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.
Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 483 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280.
Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 183 raste, Mitrovicë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 20 raste, Gjilan 18 raste, Pejë 17 raste, Drenas 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 11 raste, Malishevë 9 raste, Gjakovë 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Istog 7 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Junik, Shtërpcë dhe Ranillug.
Numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të vdekjes.





