Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët u kapën me mbi 46 kg marijuanë, duke e transportuar me motorë uji nga Saranda drejt Korfuzit.
Sipas medieve greke, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 37 vjeç dhe 49 vjeç, por emrat e tyre s’janë bërë publikë.
Ata e kishin ndarë sasinë e drogës në 45 pako.