4 gusht 2015 – Kemi dëgjuar shpesh për lidhje dashurie, në të cilat burrat lidhen e martohen me gra shumë herë më të mëdha se ata në moshë. Raste të tilla janë më prezente te çiftet e famshme në botë e sidomos në Hollivud, por një histori e veçantë, ku protagonistë janë dy persona me diferencë të madhe në moshë, na vjen dhe nga qyteti i Durrësit.
Një 46-vjeçar i fiksuar keq pas një gruaje 20 vjet më të madhe se ai, e përndiqte atë për ditë të tëra në qytet. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Arben Gjini dhe 66-vjeçaren me iniciale K.M., të dy banues në Durrës.
Historia e përndjekjes zgjati 10 ditë dhe pas kallëzimit në polici të gruas, blutë e Durrësit arrestuan në flagrancë Gjinin. Ai do të hetohet tashmë nga Prokuroria e Durrësit nën akuzën e “Ndërhyrjeve të padrejta në jetën private”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/