Një 46-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe ka tentuar të rrahë me shkop vjehrrin e tij.

Mediat greke bëjnë me dije se më pas ai ka qëlluar në drejtim të tij me disa gurë duke e lënë të plagosur.

E gjithë skena u pa nga fqinjët që njoftuan menjëherë policinë, raporton “Protothema”.

I arrestuari me precedent të mëparshëm ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai është arrestuar disa herë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij ndërsa këtë të fundit dyshohet se pasi e ka rrahur, e ka kërcënuar edhe me thikë.

Dyshohet se shqiptari vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi ka qenë i shtruar në spital nga ku është arratisur të paktën dy herë.