Policia ka marrë në pyetje 46-vjeçarin U.M., i cili një ditë më parë u arrestua për trafik të armëve. Ai ka pranuar para tyre se është përfshirë në trafikun e paligjshëm të armëve për shkak se i nevojiteshin paratë.

“Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime në Shëngjergj”, tha ai.

Armët, fishekët dhe kallëpet e tritolit që u zbuluan dyshohet se do trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.

Hetuesit kanë dyshime se autori është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallëpeve të tritolit.