Java nesër nis me Ditën e të Dashuruarve, Shën Valentinin, e ndërkaq meteorologët parashikojnë një mot romantik, të ngrohtë dhe më pak reshje shiu.

Lajda Porja nga Meteoalb bën me dije se: E hëna nis me kthjellime dhe shira herë pas here. Çadra duhet me vete, megjithëse intervalet pa shi janë të gjata. Reshje të pakta bore do të ketë në zonat e thella malore.

Temperaturat gjatë javës që vjen do të shkojnë deri në 17 gradë celcius, duke e bërë javën, të duket një pranverë e parakohshme.