Në një kohë kur zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit u shtynë për në datën 15 mars, Armand Duka vijon “betejën” e tij me gjykatat.
Më 5 mars në orën 10:00, Duka do të paraqitet në Gjykatën Penale të Tiranës ku do ti komunikohet masa e pezullimit nga detyra.
Tri ditë më parë, Gjykata penale e Tiranës pezullon nga detyra kreun e FSHF Armand Dukën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare rë Futbollit, Ilir Shulku, ndërsa po hetohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit.





