Gjendet një person i vdekur në anë të një kanali.
Policia informon se sot rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes.
Ai ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





