Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Nënmavriq, Shkodër.

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij. Dyshohet se shkak për vdekjen është bërë pickimi nga bletët.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.