Nisin hetimet lidhur me akuzat e familjarëve të 47-vjeçarit i cili i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush të bashkisë Vau i Dejës.

Familjarët bënë përgjegjëse policinë e Shkodrës për vetëvrasjen e njeriut të tyre, pasi është kjo e fundit që e ka dhunuar psikologjikisht e jo vetëm Kallamin.

Viktima Ardian Kallami ishte ndaluar të shtunën (26 maj) nga policia për shkak se një shtëpi ngjitur me banesën e tij ishte grabitur.

Pasi ka dhënë deponimin e tij në polici, ai ishte lënë i lirë të dielën në mëngjes, (27 maj) duke firmosur edhe një procesverbal, por kur është kthyer në shtëpi u ka thënë të afërmve se ishte dhunuar.

Familjarët thonë se policia ka detyruar Ardianin të firmoste letrën. SHÇBA po heton efetivët e policisë që shoqëruan dhe morën dëshminë e 47-vjeçarit.

(Foto e Ardian Kallamit, publikuar nga ish-kryeministri Berisha)

foto e Ardian Kallamit, publikuar nga ish kryeministri Berisha