Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Selenicës pasi ka kërcënuar me thikë dy vajza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prërës (thikë), dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.