Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Një 47-vjeçar ka vrarë veten me pistoletë brenda dyqanit të tij me suvenire.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.
Bëhet fjalë për Arjan Asllanin, pronarin e dyqanit suvenir por nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçarin të marrë një akt të tillë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.





