19 gusht 2013– Asha Mandela ka flokë të gjatë 16 metra, që peshojnë 19 kilogramë dhe që mund ta paralizojnë sipas doktorëve sepse pesha e tyre krijon probleme në qafë dhe shtyllën kurrizore, por ajo ka theksuar se nuk do t’i presë kurrë.Nëna e një djali 11-vjeçar është shprehur: “Flokët janë bërë pjesë e imja. Janë jeta ime dhe kurrë nuk do i pres. Për mua është njësoj si të vrisja veten po t’i prisja”. 47-vjeçarja mban rekordin Gines për flokët më të gjatë në botë dhe thekson se i duhen dy ditë për t’i larë dhe tharë ato. Kur del nga shtëpia, Asha i fut në një çantë flokët në mënyrë që të mos fshijë rrugët apo t’i ngecin në dyert e autobuzit. E lindur në Trinidad Tobago ajo ka nisur t’i rrisë flokët 25 vite më parë pas një “thirrjeje shpirtërore”, siç thotë ajo. Në vitin 2009 Asha ka hyrë në librin e rekordeve Gines pasi matja tregoi që gjatësia e flokëve të saj ishte 5.7 metra, por një matje jozyrtare e muajit të fundit ka treguar se gjatësia e flokëve të saj është trefishuar.