Një 47-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Durrës dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i saj shtetasi me iniciale B.B.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi B. B., se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja V. B., 47 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.