31 peshkatore kanë dalë vetëm mëngjesin e sotëm, nga porti i Durrësit në Adriatik për gjueti. Pas 48 orësh ka rinisur puna e peshkatarëve të Durrësit të bllokuar për shkak të mungesës së aparatit të identifikimit të tyre në det.

Dispeçeria e peshkimit ka lejuar të gjtha peshkarexhat që kishin kërkuar leje gjuetie, me kusht që çdo katër orë të raportojnë detyrimisht në radio vendodhjen e tyre, gjatë procesit të guetisë.

Bujar Bala kryedispeçer i peshkimit tha se do të vijë kompania që të rishikojë aparaturat blubox të cilat janë jashtë funksionit në anije.

Pas e marrjes peng të anijes “Celepia 2”, në 18 qershor të këtij viti dhe odisesë së gjatë e të pazgjidhur të dy marinaëve durrsakë, autoritet morën masa drastike për anijet e peshkimit në portin e Durrësit. Peshkatarët protestuan para dy ditësh, ndërsa autoritetet u tërhoqën nga vendimi i tyre drastik për pajisjen e 4 anijeve me aparataura të reja para se të dilnin në det për gjueti.

K.H.