Acari siberian ka shtuar numrin e viktimave në të gjithë Europën, pavarësisht po numëron orët e fundit. Të enjten u numëruan 48 viktima në gjithë kontinentin, me Poloninë që mban rekordin me 18 të vdekur nga të ftohtit. Viktima janë regjistruar edhe në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Itali, Rumani e Serbi.
Konsiderohet si një prej valëve më të mëdha të të ftohtit që ka goditur kontinentin dekadën e fundit. Acari i ka marrë jetën kryesisht të pastrehëve dhe të moshuarve. Me mijëra kanë qenë aksidentet rrugore.
Shkencëtarët kanë vërejtur edhe një fenomen të pazakontë, që e lidhin me ngrohjen globale. Temperaturat në Europë, gjatë valës së ashtuquajtur “Bisha nga Lindja” kanë qenë mesatarisht 5 gradë më të ulëta se në Arktik. Gjatë kësaj kohe temperaturat në një pjesë të polit të veriut kanë qenë 20 gradë më të larta mbi mesataren ku zakonisht termometri shënon -32 gradë celcius. Kjo për shkak të një rryme ajri të pashpjegueshme dhe unike qëkurse nisi matja e temperaturave 122 vite më parë./klan