Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Paraprakisht mësohet se një 48-vjeçar ka humbur ekulilibrin dhe ka rënë nga lartësia e pallatit, duke humbur jetën në vend.
“Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”,– thotë policia.





