Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja në banesë.
“Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:05, në lagjen Nr. 1, Rrogozhinë, në banesë, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete shtetasi F. D., 48 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.“,- thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes





