Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus, ku gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 489 raste të reja, nga 1954 testime të kryera.

Mësohet se 6 qytetarë të infektuar kanë humbur betejën me virusin e rëndë.

COVID-19 – Statistika (6 nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore 489
  • Të shëruar ne 24 orë 165
  • Të shtruar në spitale 350
  • Humbje jete në 24 orë 6
  • Testime ditore 1954
  • Testime totale 135,245
  • Raste pozitive 23,210
  • Raste të shëruara 11,861
  • Raste Aktive 10,800
  • Humbje jete 549