Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Selim Çekajn, i cili u arrestuat për 49 kg kokainë që u gjetën në një kontenier me banane të porositur nga kompania e tij.
SPAK, pati kërkuar më herët zbutjen e masës së sigurisë duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës, por edhe se 72-vjeçari mbahet prej javësh në qendrën spitalore të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.
Selim Çekaj është babi i Arbër Çekajt, i cili është në burg për kapjen e 613 kg kokainë në portin e Durrësit.





