Një 49-vjeçar ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një ndërtese.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Policia thotë se dyshohet se burri vuante nga depresioni.
49 vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi:
Në Kavajë, ditën e djeshme, në kushte të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia shtetasi A. S., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.





