Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Lezhë. Një 49-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri.
“Më datë 03.02.2021,rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij, në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi T.M.,49 vjeç”,- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





