Në kuadër të operacionit “Smile 5” është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi me profesion avokat, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për Kujtim Ibrajn, 44- vjeç, i cili i ka premtuar një shtetasi tjetër një vend pune tek Fizika Bërthamore, kundrejt një shume prej 5000 eurosh.

Mbi Ibrajn rëndojnë akuzat e “Mashtrimit në bashkëpunim” dhe “Korrupsionit aktiv”, parashikuar nga Nenet 143/2 dhe 245 të Kodit Penal.