Pesë persona të një familje në Tepelenë kanë përfunduar në spital pasi konsumuan peshk, të cilin e kishin blerë te një tregtar që shiste me furgon çdo fundjavë.
Shtetasit Metulla Dervishi, Dervish Dervishi, Xhevahir Kuci, Gentjana Dervishi dhe djali 20 vjeçar, Qerim Dervishi, nga fshati Turan ndodhen në spitalin e Gjirokastrës që prej mbrëmjes tëaë martës.
Sipas Ora News, 77-vjeçarja Metulla Dervishi, e cila është e paralizuar ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa katër familjarët e tjerë janë shtruar në repartin e Pathologjisë.
Pas konsumimit të peshkut ata filluan të kishin simptoma të helmimit. Fillimisht u dërguan në spitalin e Tepelenës dhe më pas për shkak të gjendjes së rënduar u nisën me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës.





