5 gusht 2014 – Përveç se është një mënyrë e mirë e heqjes së tensionit dhe djegies së kalorive, ka edhe shumë arsye të tjera pse ju duhet ta bëni seks më shpesh.

Është mënyra më e mirë për të djegur kalori 

Në 30 minuta seks ju digjni 200 kalori. Këtë sasi kalorish në rrethana të tjera ju mund ta digjni për dy ose më shumë orë.

Të bën të ndihesh më i/e fortë 

Duke pasur marrëdhënie të shpeshta seksuale trupi juaj prodhon endofinë, e cila ka një efekt që e bën trupin tuaj më të fortë dhe pa dhimbje fizike.

Të bën të jesh i/e lumtur

Seksi të gjithë e dimë se na bën të lumtur dhe të gëzuar. Kalimi i orgazmës të bën të përjetosh një ndjesi kënaqësie e cila zgjatë për disa çaste dhe ju lë dëshirën që të provoni përsëri një ndjesi të tillë.

Forcon sistemin imunitar 

Ata që bëjnë dashuri të paktën 2-3 herë në javë e forcojnë sistemin e tyre imunitar me 30% më shumë se ata që nuk kryejnë marrëdhënie gjatë javës. Si rrjedhojë, janë më pak të prekur nga sëmundjet sezonale dhe ftohjet.

Të ndihmon të flesh më mirë

Pas një marrëdhënie përjetojmë një ndjesi këputjeje e cila na ndihmon që të flemë më mirë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/