29 qershor 2014 – Studime të ndryshme kanë treguar se aktiviteti seksual ka një sërë dobish, por në mesin e tyre pesë janë më kryesoret.
Seksi zgjat jetën – Shpeshtia e marrëdhënieve seksuale bënë që të rritet jetëgjatësia. Në mënyrë të veçantë për femrat, pasi vonohet menopauza dhe procesi i plakjes.
Përmirëson humorin – Aktiviteti seksual bën që të çlirohet endorfinë e cila ndikon në përmirësimin e humorit. Ndër të tjera gjatë aktivitetit seksual çlirohen substanca kimike që mbrojnë trurin
Forcon imunitetin – Imuniteti forcohet më tej nëpërmjet aktivitetit seksual. Nëpërmjet tij parashikohet parandalimi i kancerit të prostatës dhe infeksionet.
Ndihmon zemrën – Aktiviteti seksual është njëlloj si palestra. Kjo pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut si dhe parandalon rrezikun për infarkt.
Dobëson – Mesatarisht digjen 500 deri në 600 kalori gjatë një akti seksual, ndaj këshillohet që ky aktivitet të praktikohet sa më shpesh.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





