Argjinaret janë ndër perimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ato janë të pasura me kalçium, vitaminë C, hekur dhe vitaminë A. Falë mënyrës së duhur të gatimit, argjinarja mund të transformohet një një antipastë apo gjellë kryesore jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme.
Ato gjenden lehtësisht në tregjen e fruta-perimeve. Në këtë artikull ju do të mësoni arsyet përse duhet të konsumoni më shumë argjinare.
Ushqyes të bollshëm
Argjinaret janë tejet të pasur në ushqyes. Këtu mund të përmendim antioksidantët, kaliumin por edhe vitaminat C, A dhe hekur. Për më tepër, argjinaret përmbajnë jo vetëm fibër por edhe proteina. Në fakt, argjinaret ofrojnë më shumë proteina se çdo perime tjetër. Një racion me argjinare ofron 3.5 gramë proteinë. Fibra nga ana tjetër është e domosdoshme për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Një sasi prej gjysëm filxhan çaji me copa argjinare ofron 7 gramë fibër ose më shumë se çerekun e sasisë së rekomanduar ditore për gratë.
Shëndeti i stomakut
Argjinaret përmbajnë një lloj unik të fibrës që zgjidh problemet me konstipacionin dhe tretjen në përgjithësi. Për më tepër, konsumi i argjinareve përmirëson përthithjen e mineraleve si kalçiumi, rrjedhimisht duke e bërë imunitetin më të fortë. Ekspertët e përshkruajnë argjinaren si një ndër ushqimet më të shkëlqyera për shëndetin e imunitetit. Argjinaret janë të pasura edhe me polifenolë, substanca që riparojnë qelizat e dëmtuara që pengojnë funksionet e imunitetit.
Alergjitë
Ekspertët thonë se një regjim ushqimor i pasur me perime dhe në veçanti me argjinare mund të luftojë inflamacionin në organizëm. Argjinaret janë të pasura me folat, një vitaminë e kompleksit B që eliminon inflamacionin që shkakton alergji dhe azmë.
Argjinaret për peshën
Konsumi i argjinareve ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Një argjinare përmban 25 kalori por shumë vlera të rëndësishme për një peshë të shëndetshme.