Një 63-vjeçar nga fshati “Rreth – Kalë” i Njësisë Administrative Muhurr në Dibër rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Kanë qenë familjarët e Sefedin Lleshit të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Sipas tyre, Sefedini ka rënë në lumë bashkë me kalin e tij i cili ka arritur të dalë dhe të kthehet në shtëpi i lagur e i gjakosur.  Kjo ka bërë që ata të dyshojnë se 63-vjeçari është mbytur në lumin Drin, ndërsa kërkimet për të po i bëjnë vetë.

Familjarët iu bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të vihen menjëherë në lëvizje dhe të nisin kërkimet për gjetjen e të afërmit të tyre. Kërkesa e tyre për të sjellë polumbarë për kërkime në lum, nuk është realizuar deri tani.