Detaje nga jeta e aktorit të madh të Hollywood që nuk i kishit dëgjuar më parë. 

 

Të gjithë e njohin aktorin Sylvester Stallone, megjithatë këto pesë fakte për jetën e tij pakkush mund t'i ketë dëgjuar.

1. Lindja

Stallone ka lindur në New York, më 6 korrik 1946. Lindja e tij ishte e vështirë. Gjatë lindjes mjekët i kanë dëmtuar aksidentalisht nervat duke lënë një pjesë të fytyrës të paralizuar. Prandaj aktori ka një artikulim të veçantë.

 2. Vuante nga ADHD

Stallone ishte një i ri problematik. Ai vuante nga sëmundja e hiperaktivitetit(ADHD). Kjo sëmundje nuk e lejonte atë të përqëndrohej duke mos përmbushur detyrat me shkollë. Për këtë arsye ai ka ndërruar 17 shkolla.

 3. Nëna e tij ishte një mundëse

Pak e dinë këtë, por nëna e Sylvester Stallone ishte një mundëse. Ndërsa djali i saj luajti më pas një nga rolet më të paharrueshme në historinë e filmit, rolin e  boksierit Rocky.

 4. Ai ka punuar në një sallon bukurie

Ai është shfaqur me rolet e tij, si një burrë me super fuqi. Por  a e dinit se kur ai ishte adoleshent nëna e dërgoi të punonte në një sallon bukurie që ishte në pronësi të një të afërmit të tyre?

5. Kundërshtar i armëve

Edhe pse në filmat e tij si Rambo dhe Expendables, armët ishin një nga atributet kryesore në film, aktori është një kundërshtar i armëve në jetën reale.