5 familje në njësinë administrative të Ishmit kanë hyrë këtë të mërkurë në shtëpitë e reja, pasi tërmeti i 26 nëntorit të 2 viteve më parë dëmtoi rëndë dhe në mënyrë të pariparueshme banesat e tyre.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako bën me dije se sot “familjet e Isa Sura, Besnik Dervishi, Haxhi Hoxha, Hasan Mezini, Bledar Kajmaku, hynë në banesa të reja individuale“, ndërsa ka ndarë dhe fotot nga vizita e saj në to.

Sako thekson se “procesi i rindërtimit po vijon me ritme të shpejta për rindërtimin e çdo shtëpie të shembur nga tërmeti” dhe se “janë 1098 familje që përfitojnë banesa të reja individuale në të gjithë Bashkinë e Durrësit“.

Postimi i plotë: