TIRANË – 5 familje tek rruga “Tefta Tashko” rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve, pasi sipas ligjit godina dykatëshe ku ata banojnë duhet t’u kthehet ish-pronarëve. Familjet, sipas aktit normativ duhet të lënë menjëherë ambientet e banesës dykatëshe e ndërtuar në vitit ’50, akt ky që mbështetet edhe nga një vendim i Gjykatës së Tiranës.
Ndërkohë që përmbarimi ka nisur procedurat për lirimin e banesave, banorët pretendojnë që shteti duhet t’ju japë një zgjidhe, pasi ata jetojnë në këtë godinë prej 70-vjetësh. Në të kundërt këto familje paralajmërojnë protesta.
Ata pretendojnë se kanë gati 70 vjet që banojnë në këtë banesë dhe e quajnë vetën pronarë aq sa ish-pronarët.
Me të njëjtën situatë u përballën dhe 12 familje të akomoduara në ish-çerdhen nr.36, tek ish-Fusha e Zezë.