9 nëntor 2015 – Përveç luftës për titullin kampion, Skënderbeu dhe Partizani rivalizojnë edhe për Këpucën e Artë me dy nga yjet e tyre. Gara është bërë mjaft e ashpër teksa dy kanditatët kryesorë tani janë Hamdi Salihi i Skënderbeut dhe Xhevahir Sukaj i Partizanit.

Dy “bomberat” shkodranë po udhëheqin skuadrat e tyre në luftën për titull duke ndihmuar shumë në shënimin e golave. Për herë të parë në këtë sezon Salihi ka parakaluar Sukajn në garën për golashënues teksa falë dopietës së shënuar ndaj Vllaznisë arriti në kuotën e 8 golave. Sukaj ndërkohë pasi e nisi mjaft mirë kampionatin duke shënuar në të gjitha 7 javët e para, tashmë është ndalur.

/portali DurresLajm/