Një 30- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Viron Xhemalajn, të cilit iu gjetën në banesën e tij në Torino, në lagjen “Borgata Lesna” 5 kg marijuanë e cilësisë mjaft të mirë, e paketuar në 9 pako të mbyllura hermetikisht, me peshë 560 gramë secila. Lënda narkotike ishte fshehur brenda në dollapin e dhomës së gjumit dhe një pjesë e saj në një karrocë që përdoret për të bërë pazar.
Xhemalaj ishte pa dokumente të rregullta qëndrimi në shtetin italian e kohë më parë ishte denoncuar në gjendje të lirë, për dhunim të normave të emigracionit.





